Dogana e Maqedonisë njofton se janë sekuestruar 110,2 gram bizhuteri ari dhe 1,7 kilogramë bizhuteri argjendi në vlerë të përgjithshme prej 563.735 denarë, të zbuluara tek një pasagjer i cili udhëtonte në linjën Stamboll – Gostivar.

“Me këtë është penguar tentimi për shmangien e detyrimeve të importit në shumë prej 148.308 denarë. Ndaj personit do të bëhet kallëzim penal”, njoftuan nga Drejtoria doganore.

Rasti është zbuluar në pikën kufitare Bogorodicë kur doganierët për shkak të dyshimit kanë kontrolluar autobusin dhe pasagjerët që udhëtonin me të.

“Pas kontrollit, në xhepin e njërit prej personave në jelek dhe në çantën e udhëtimit janë gjetur bizhuteri ari dhe argjendi. Rasti i është dorëzuar Departamentit për kontroll dhe hetime, ku janë ndërmarrë veprime të mëtutjeshme”, njofton Drejtoria doganore.

Konfiskohen bizhuteri ari dhe argjendi me vlerë të përgjithshme mbi gjysmë milion denarë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version