Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM njofton për ndryshim të përkohshëm të komunikacionit në autostradën A1, në segmentin Gradsko – Drenovë, i cili do të zgjasë nga data 17 mars deri më 4 prill 2025.
“Për shkak të vendosjes së gardhit tampon elastik në viadukte dhe ura, trafiku do të ridrejtohet dhe rregullohet në pjesë të caktuara të këtij seksioni”, njofton LAMM.
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.