Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për të hyrë në Maqedoni është rreth 15 minuta.
Në pikat tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Ndërkohë Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon për respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht nëpër lugina dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.