Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Komunikacioni në Maqedoni nëpër rrugë të lagështa, nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.