Prej mëngjesit të sotëm janë hequr të gjitha ndalesat e qarkullimit për automjetet e rënda për shkak të reshjeve të borës në vend, por rekomandohet që të lëvizin me kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

Sipas informacioneve nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë dhe nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, janë hequr ndalimet në vendkalimet malore Pletvar, Strazhë, Gjavato, nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga Struga në pikën kufitare Qafë Thanë, si dhe nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton për ditën e sotme mot të ndryshueshëm me vranësira me diell dhe më të ftohtë. Paradite kryesisht në pjesët jugore do të ketë kushte për borë lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 5 gradë.

Më i ftohti mëngjesin e sotëm ka qenë në Mavrovë ku janë matur -8 gradë, pasuar nga Krusheva me -7 dhe Berova me -5 gradë.

Mbulesa më e lartë e borës është në Dibër dhe Mavrovë (25 centimetra). Në Kodër të Diellit shtresa e borës është 21 centimetra, ndërsa në Krushevë një centimetër.

Komunikacioni në Maqedoni, hiqen të gjitha ndalesat për lëvizjen e automjeteve të rënda appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version