Komuna “Gjorçe Petrov” ka reaguar pas konferencës së sotme të kryetares së Shkupit, nga ku thonë se e kuptojmë etjen për kalkulime dhe sherre politike të Danella Arsovska.

Lexo po ashtu
Arsovska: Kemi parandaluar një “ekocid” në Komunën e Gjorçe Petrovit

“Komuna e Gjorçe Petrovit asnjëherë nuk ka depozituar mbeturina në mënyrë ilegale në lokacionin e treguar dhe as nuk ka krijuar deponi ilegale.

Përkundrazi, komuna i pastron mbeturinat e tilla” thonë nga “Gjorçe Petrov”,

Nga atje shtojnë se kryetarja Arsovska mund të kontrollojë në stacionin e higjienës komunale në Karposh, ku do të shohë qartë se shërbimet komunale i depozitojnë mbeturinat e mëdha atje.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska më herët njoftoi se së bashku me inspektoratin kanë parandaluar, siç e quan ajo “ekocid” në komunën e Gjorçe Petrovit./Telegrafi/

Komuna e Gjorçe Petrovit: Nuk kemi krijuar deponi ilegale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version