Nga Komisioni për Anti-korrupsion theksojnë se me kujdes do të ndjekin emërimet e drejtorëve të rinj.

Ata shtojnë se do të ndjekin situatën në lidhje me emërimet e reja në pozitat e drejtorëve nëse janë bërë sipas ligjit dhe nëse të njëjtat janë i lejon ligji, përkatësisht kanë leje.

“Nëse vërtetohet se emërimet janë në kundërshtim me ligjit, Komisioni Anti-korrupsion do të ndërmerr masa adekuate dhe do të nisë procedurë. Komisioni angazhohet për respektim të ligjeve dhe transparencë në procesin e emërimeve”, thonë nga Komisioni Anti-korrupsion.

Qëllimi i këtyre kontrolleve, siç thonë nga ky komision, është që çdo emërim të jetë sipas ligjeve pozitive dhe se nuk do të keqpërdoret funksioni për interes personale ose politike./Telegrafi/
.

Komisioni për Anti-korrupsion do të hetojë emërimet e drejtorëve të rinj appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version