Në konferencën e sotme për media pas nënshkrimit të kontratës nga kësti i parë i projektit 250 milionë euro për investime kapitale nëpër komuna, kryeministri Hristijan Mickoski për vendimin e Komisionit për Falje, i cili dje dha dorëheqje kolektive, tha “një njeri i gjallë që di të bëjë gabime”.

“Një njeri i gjallë që punon di të bëjë gabime. Kur konstatohet gabimi, nëse merret përgjegjësi, atëherë është edhe i virtytshëm dhe kështu mund të komentoj vendimin e anëtarëve të Komisionit që trajton tema nga lëmia e faljes. Gabimi u konstatua qartë dhe e vetmja gjë që kanë si akt moral është tërheqja, kështu bënë. Pra pres që kjo temë të mbyllet publikisht këtu”, thotë Mickoski.

Me dorëheqjen e komisionit, tashmë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova duhet të emërojë anëtarë të ri.

Komisioni i faljeve dha dorëheqeje kolektive, Mickoski: Njeriu i gjallë gabon, kjo temë le të mbyllet këtu appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version