Komisioni Evropian (KE) po kërkon të diskutojë me ministren e Arsimit Vesna Janevska për emërimin e udhëheqësit të Konceptit Maqedonas, Petar Bogojeski, si drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë e Maqedonisë së Veriut – “Erasmus+”.

Këtë e deklaroi Komisioni Evropian në përgjigje të pyetjes së portalit “Portlab”, pasi në opinion dolën një sërë reagimesh lidhur me emërimin e Bogojeskit, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me qëndrimet e tij të shprehura për disa çështje sociale dhe politike.

Ata thonë se Komisioni nuk është përfshirë në përzgjedhjen dhe nominimin dhe se ende nuk është njoftuar zyrtarisht për emërimin e Bogojeskit.

“Komisioni Evropian ka marrë parasysh raportet e mediave në lidhje me emërimin e Petar Bogojeski si Drejtor i ri i Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri në Maqedoninë e Veriut. Kjo agjenci, e emëruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është përgjegjëse për zbatimin e programeve ‘Erasmus+’ dhe Korpusit të Solidaritetit Evropian nën menaxhimin indirekt në Maqedoninë e Veriut. Komisioni i përzgjedhjes dhe nominimit nuk është i përfshirë në procesin e përzgjedhjes dhe nominimit të z. Bogojevskit dhe ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë”, thonë nga KE.

Nga atje thonë se kanë vërejtur, siç thonë ata, shqetësime të theksuara lidhur me disa nga aktivitetet dhe deklaratat e tij të mëparshme publike.

“Duke qenë se presim që Drejtori i Agjencisë Kombëtare që menaxhon programin kyç të BE-së të mbrojë vlerat themelore të BE-së, të cilat përfshijnë respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, lirisë, demokracisë, barazisë dhe shtetit të së drejtës, kërkojmë që kjo çështje të diskutohet me Ministrin e Arsimit”., thonë nga KE./Telegrafi/

Komisioni Evropian do të kërkojë shpjegim nga Janevska për emërimin e Bogojeskit për drejtor të “Erasmus+” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version