“Si prokuror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i refuzoj pretendimet e pabazuara për ndërhyrje në një rast në të cilin Prokuroria e Lartë Publike e Shkupit vepron për më shumë se një muaj, për të cilat pretendime nuk janë paraqitur prova deri në këtë moment”. Kështu thotë në një reagim prokurori publik, Ljupço Kocesvski, i cili ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se Kocevski ka bërë presion për një lëndë.

Duke u pajtuar se publiku ka të drejtë të dijë të vërtetën e plotë, ai thekson se “kontrolli në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup mbulon punën e të gjithë prokurorëve publikë në atë prokurori, ndërsa prokurorët që e kanë kryer punën e tyre me ndershmëri dhe përgjegjësi nuk kanë as reagime e as frikë, sepse e dinë që kontrolli bëhet në përputhje me ligjin”.

Nga pozita e Prokurorit Publik të Shtetit, Kocevski tha se ka obligim që për herë të parë pas më shumë se katër vitesh ta mbikëqyrë punën e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, sepse ka marrë informata dhe aktgjykime nga Gjykata Supreme, të cilat tregojnë për punë të mundshme joprofesionale të disa prokurorëve publikë, si dhe raporte për kërcënime, presione dhe sjellje të pahijshme ndaj punonjësve të prokurorisë. Ai thotë se këto raporte janë dorëzuar edhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë.

“Pretendimet e rrejshme për gjoja presione filluan menjëherë pas fillimit të kontrollit, gjë që vetëm konfirmon se Kocevski po bën gjënë e duhur dhe nuk ka ndërmend të devijojë prej saj. Lënda konkrete e përmendur nuk është fare objekt shqyrtimi dhe përmendet vetëm për të ushtruar presion politik dhe për ta detyruar Kocevskin të japë dorëheqjen”.

“Por kjo nuk do të ndodhë në asnjë moment! Kur e mora pozitën e prokurorit publik, u betova se do ta kryej këtë detyrë me ndershmëri dhe përgjegjësi dhe një premtim se do ta kthej besimin në organizatën e prokurorit publik. Unë do ta bëj atë. Kam ndërmend të publikoj të gjitha njohuritë në të cilat do të vij pas kontrollit dhe të gjitha informatat që vazhdojnë të më mbërrijnë këto ditë menjëherë pas përfundimit të procedurave përkatëse të parapara me Ligjin për Prokurorinë Publike”, thuhet në deklaratën e Kocevskit./Telegrafi/

Kocevski: Është gënjeshtër se kam kryer presione, Prokuroria e Lartë ka kontrolle pas informacioneve për punë joprofesionale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version