Drejtoresha e Onkologjisë në Shkup, Violeta Klisarova tha se dy nga tre të punësuarit në Klinikën e Onkologjisë janë arrestuar sot në ambientet e Klinikës.

Lexo po ashtu
Policia kryen kontroll në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Klisarova siguroi që puna në Klinikë vazhdon në mënyrë normale dhe se pacientët marrin me rregull terapinë.

“Punojnë të gjitha ambulancat, punojmë me kapacitet të plotë në klinikë dhe për këtë lus që mos të krijohet panik, asnjë nga pacientët nuk do të kthehet, të gjithë do ta marrin terapinë e paraparë dhe të planifikuar”, theksoi Klisarova.

Më herët reaguan edhe nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët theksuan se puna në Klinika Universitare për Onkologji dhe Radioterapi po funksionon normalisht dhe aktualisht janë duke u bërë ekzaminime të rregullta, si dhe pacientëve u jepen terapi dhe trajtime të vazhdueshme.

Klisarova: Dy nga tre të punësuar janë arrestuar në ambientet e Onkologjisë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version