Çfarë është ergospirometria dhe cili është avantazhi i testit ergospirometrik ndaj stres testit standard?
Stres testi kardio-pulmonar (SRET) i ashtuquajtur ergospirometria është një test që mat punën e zemrës në korrelacion me mushkëritë gjatë sforcimit fizik. Ndryshe nga stres testi standard, prveç faktit që pacienti ecën në një lentë/korsi ose në biçikletë statike, gjatë kryerjes së ergospirometrisë pacienti ka edhe pajisje të tjera shtes. Kjo përfshin: një pajisje për matjen e presionit të gjakut, elektroda për bërjen e EKG-së (EKG elektrokardiogramë) me të cilën regjistrohet veprimi i zemrës, si dhe një maskë që vendoset në fytyrë dhe me ndihmën e së cilës matet konsumi i oksigjenit. d.m.th frekuenca dhe forca e frymëmarrjes, sa shpesh dhe sa thellë pacienti thith dhe nxjerr frymë.
Ky test është pjesë përbërëse e ekzaminimeve kardiologjike dhe është treguesi më i mirë i gjendjes së organizmit, kontrollon aftësinë funksionale të zemrës dhe përshtatjen e saj me përpjekjet fizike. Në cilat raste përdoret dhe cilat janë indikacionet për kryerjen e testit ergospirometrik?
Zona e indikacioneve për këtë test është mjaft e gjerë dhe aplikimi i testit për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve tashmë është përfshirë në një sërë udhëzuesish trajtimi mjekësor.
Arsyet më të zakonshme janë:
– Përcaktimi i shkakut të problemeve funksionale të zemrës dhe mushkërive
– Vlerësimi i aftësisë fizike, d.m.th. ngarkesa maksimale që një person mund të tolerojë për të bërë një plan trajnimi të përshtatur për personin që testohet
– Vlerësimi i rrezikut para procedurës së planifikuar kirurgjikale
– Vlerësimi i ashpërsisë/seriozitetit të dështimit të zemrës
– Vlerësimi i shkallës së sëmundjeve të mushkërive si sëmundja pulmonare obstruktive kronike, sëmundja vaskulare pulmonare ose fibroza cistike
– Vlerësimi i kufizimeve individuale si rezultat i kufizimeve të mushkërive ose zemrës gjatë aktivitetit fizik.
CPET është i domosdoshëm në përcaktimin e shkakut të gulçimit (dispnesë) gjatë sforcimit, si dhe në përcaktimin e përgjigjes normale të sistemeve pulmonare dhe kardiovaskulare ndaj sforcimit fizik. Çfarë mund të zbulojë testi?
Me këtë test mund të përcaktohet qartë shkaku i lodhjes dhe gulçimit, d.m.th. nëse është pasojë e një sëmundjeje latente (e fshehtë) e zemrës apo ndryshimeve në strukturën dhe funksionin e mushkërive.
Si kryhet testi, a kërkon përgatitje paraprake dhe çfarë përfshin?
Testi kryhet në një ambient të veçantë ku ndodhet pajisja dhe nën syrin vigjilent të stafit mjekësor ekspert i cili do të drejtojë personin që testohet. Mund të kryhet duke përdorur një korsi ecje ose në një biçikletë statike. Parametrat e zemrës dhe të mushkërive monitorohen njëkohësisht përmes elektrodave dhe sensorëve të vendosur në trup dhe në maskë dhe pajisja ka një program të veçantë që analizon këto parametra. Më pas mjeku i përpunon ato dhe përcakton hapat e mëtejshëm.
Përgatitja për këtë test nuk është e komplikuar, por ka disa rregulla kryesore:
– Pacienti duhet të marrë terapinë e rregullt që përdor
– Mund të konsumojë ushqim të lehtë 4 orë para testit. Nëse ndiheni të uritur, ju lejohet të konsumoni vetëm një shake para testit
– Mos konsumoni kafe, coca cola , alkool, çaj të zi
– Një ditë para analizës nuk rekomandohet që pacienti të bëjë ushtrime
– Nuk lejohet konsumimi i nikotinës (tutun apo cigare elektronike) përpara analizës
A është procedura e sigurt, cili është rreziku i komplikimeve?
Procedura është shumë e sigurt. Incidenca e efekteve anësore është shumë e ulët (1 në 100,000 pacientë). Efektet anësore më të zakonshme janë aritmitë dhe infarkti i miokardit. Por këtu është e rëndësishme të përmendet se monitorimi i pacientit është shumë më i gjerë. Parametrat e pajisjes ofrojnë një mundësi për të vlerësuar paraprakisht shterimin e rezervave fizike ose ndryshimet në metabolizmin normal nga oksigjeni deri tek mungesa e tij, në mënyrë që testi të ndalet dhe të parandalohet shfaqja e efekteve anësore.
Në cilat raste mund të shfaqen kundraindikime?
Ergospirometria nuk rekomandohet nëse personi ka:
– gjendje fizike që nuk e lejon të ecë në korsi/lentë apo të ngasë biçikletën
– nëse kohët e fudit ka pasur infeksion në rrugët e frymëmarrjes, gripi, COVID-19
– stenozë e rëndë e aortës e patrajtuar ose astma e pakontrolluar
– përjetuar një atak në zemër (për më pak se 30 ditë para kryrjes së testit)
– ICD/CRT të implantuar më pak se 4 javë më parë
– oksigjenim të ulët fillestar
– presion të lartë të gjakut
– aritmi malinje
Përveç pacientëve kardiovaskular, testi ergospirometrik rekomandohet për sportistët. Cilat janë saktësisht përfitimet për ta dhe a mund të ndihmojë ergospirometria si procedurë diagnostike në zbulimin e hershëm dhe parandalimin e vdekjes së papritur kardiake te atletët?
Ergospirometria është shumë e rëndësishme në vlerësimin e kondicionimit fizik të një sportisti, sepse duke analizuar parametrat e përftuar nga veprimi i mushkërive dhe zemrës, mjeku mund të vlerësojë saktësisht pikën kur sportisti hyn në anaerobi (metabolizmi laktik). Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Dihet se te atletët/sportistët, me stërvitje të rregullt, jo vetëm që kushtëzohen muskujt skeletorë, por edhe muskuli i zemrës tonifikohet dhe përshtatet në një shkallë të caktuar të përpjekjes fizike për të sjellë një sasi të mjaftueshme gjaku, dhe rrjedhimisht oksigjen dhe glukozë, të cilat janë të nevojshme për çlirimin e energjisë që ruan punën/funksionin e muskujve. Me këtë test ne mund të themi saktësisht se në çfarë niveli është arritur kushtëzimi. Në përputhje me këtë, u japim këshilla sportistëve se si të vazhdojnë me qëllimin për të shmangur momentin e hyrjes në metabolizmin anaerobik me sforcim të tepruar fizik. Në këtë mënyrë parandalohet shfaqja e dhimbjeve të muskujve tek sportistët, por më e rëndësishmja parandalohet sforcimi i panevojshëm i muskulit të zemrës dhe mundësia e zgjerimit dhe dobësimit të tij apo shfaqja e aritmive dhe vdekjes së papritur kardiake.
Përveç sportistëve, ky test ka mundësi të shumta për të gjithë pacientët kronikë, por edhe për popullatën më të gjerë – persona që janë fizikisht aktivë dhe për të cilët është e rëndësishme të vlerësohen aftësitë e kondicionit dhe proceset metabolike, për të rregulluar intensitetin dhe kohëzgjatjen e ushtrimeve. Përveç pacientëve dhe sportistëve profesionistë, për kë tjetër rekomandohet ky test?
Përfitimet e këtij testi janë të mëdha dhe aplikimi i tij në jetën e përditshme është mjaft i gjerë.
Kështu, testi është përfshirë tashmë në të gjitha udhëzimet për vlerësimin e pacientëve me insuficiencë kardiake dhe klasifikimin nëse një pacient me zemër të dobët duhet të vendoset në listën për transplantim apo nëse ka nevojë për mbështetje mekanike të zemrës. Në të gjithë botën rehabilitimi i të sëmurëve nga zemra kryhet sipas parametrave të matur të këtij testi. Shumë shpesh ky test përdoret për të vlerësuar rrezikun e ndryshimeve kardiovaskulare gjatë procedurave të mëdha kirurgjikale.
Dhe sigurisht duhet përmendur një aplikim specifik i këtij testi, i cili përdoret shpesh në vendet e zhvilluara tek gratë shtatzëna, për të vlerësuar furnizimin me gjak të fetusit në mitrën e gruas shtatzënë.
Klinika “Zhan Mitrev”: Intervistë me Doc. Dr. Tanja Angjusheva – Ergospirometria appeared first on Telegrafi.