Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Mehmedi ka njoftuar se është zgjidhur rasti me dhunën ndaj foshnjës katër muajshe.
Ai tha se ky incident ka ardhur si rezultat i keqkuptimit mes familjarëve të foshnjës dhe infermieres dhe njoftoi se palët kanë zgjatur dorën e pajtimit.
“Të nderuar qytetarë, Pas ngjarjes së publikuar në media më datë 12.07.2024 lidhur me pretendimet për lëndimin e foshnjës 4 muajshе e cila ishte e shtruar në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve, Shkup, drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi, ka kërkuar formim të një komisioni ekspertësh me detyrë zbardhjen e rastit. Gjatë ditës së djeshme 15.07.2024 komisioni mori në shqyrtim të gjitha faktet, të gjitha informacionet përfshirë edhe deklaratat e infermieres dhe prindërve të foshnjës”.
“Njëkohësisht u vërtetua se infermierja nuk ka pasur absolutisht qëllim të lëndojë foshnjën, por ato hematoma-mavijosje në krahun e djathtë kanë ndodhur gjatë procedurës – marrjes së gjakut venoz për analizë më datë 11.07.2024, e realizuar nga dy motra medicinale gjatë së cilës një infermiere e fikson krahun e fëmijës, ndërsa infermierja tjetër shpon venën”.
“Si rezultat i presionit mekanik, hematomat – mavijosjet janë shfaq në pjesën e sipërme të krahut dhe parakrahut të djathtë. Kujtojmе sе, ne thelb arsyeja kryesore e alarmimit të rastit nga prindërit ka qenë një keqkuptim–mes gjyshit të fëmijës dhe infermieres që ka ndodhur më herët, më 7 korrik 2024, dhe humbja e besimit të prindërve tek infermierja”.
” Dje, me iniciativë të drejtorit të Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, u mbajt një takim midis dy palëve, prindërit e foshnjës 4 muajshe dhe infermieres. Prindërit e fëmijës u treguan të vyrtitshëm, edhe infermierja u akordua që ky incident më shumë ishte rezultat i keq komunikimit e keqkuptimit dhe më në fund të dy palët zgjatën dorën e pajtimit. Pasi u arrit pajtim mes dy paleve, komisioni ndërpreu punimet”, thotë drejtori Memedi në një njoftim.
Ai më tej shton se Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup është institucioni më i lartë shëndetësor në shtet, ku profesionistë më të dalluar të Pediatrisë ofrojnë mbrojtje shëndetësore të nivelit tericiar për të gjithë fëmijët e vendit tonë dhe vendeve tjera.
“Misioni ynë është të ofrojmë ardhmëri të shëndetshme për fëmijët dhe familjet e tyre, përmes kujdesit të lartë pedijatrik, edukimit dhe hulumtimit! Vizioni ynë është që çdo fëmijë në RMV dhe regjion të ketë qasje adekuate deri tek kujdesi më i lartë shëndetësorë i cili është i orientuar kah pacienti dhe familja e tyre!”, thuhet në njoftimin e Mehmedit.
Klinika e Fëmijëve për rastin me foshnjën tre muajshe: Infermierja nuk kishte qëllim ta lëndojë foshnjën, palët zgjatën dorën e pajtimit appeared first on Telegrafi.