Me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.
Me këtë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga 16 do të ketë 20 ministri, ndërsa këto janë ministritë e reja sipas ndryshimeve të reja ligjore.
Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ministria për Punë të Jashtme dhe tregti të jashtme, Ministri për Çështje Evropiane, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjetikës dhe minierave, Ministria e Bujqësisë, Pylltari dhe Ujrave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Kulturës dhe turizmit, Ministria për Transformim Digjital, Ministria për Administratë Publike, Ministria e Transportit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Mjedisor dhe Ministria e Sportit.
Për ndryshimet e ligjit votuan deputetët e OBRM-ODUKM-së, koalicioni VLEN, partia ZNAM si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. OBRM-PDUKM dhe Fronti Evropian mbrëmë u shprehën se kanë arritur marrëveshje për mbështetje të ndryshimeve.
Sipas LSDM-së, me këtë riorganizim të ministrive dhe administratës nuk po bëhen reforma, por kjo është vetëm për interesat e koalicionit qeveritar./Telegrafi/
Këto janë ministritë e reja të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.