Komuna e Tetovës njofton se me datë 19.07.2024 (E premte) do të bëhet dezinsektimi tokësorë në qytet.

“Me datë 19.07.2024 vit. SH.T.P.SH Ponto shpkpv në bashkëpunim me Komunën e Tetovës do t’a realizoj dezinsektimin e dytë nga toka në territorin e Qytetit të Tetovës për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas ora 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike, në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.

Në bazë të planit paraprakisht të përgatitur për dinamikën e aktiviteteve, specifikacion Teknik do të kalohet të gjitha lokacionet e përmendura në kërkesën për mbledhjen e ofertave.

Për dezinsektim do të përdoret preparati AKVA K-OTHRINE 2 EW i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim edhe atë 100 ml/1l”, njoftojnë nga komuna e Tetovës.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve se gjatë procesit të dezinsektimit të marrin masa mbrojtëse, e me theks të veçantë duhet të informohen kultivuesit e bletëve që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e të njëjtave./Telegrafi/

Këtë javë do të kryhet dezinsektimi në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version