Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Tetovës akuzojnë kryetarin Bilall Kasami se po mundohet të përvetëson projektin për ndërtimin e sistemin të ujërave të zeza në qytetin e Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Bilall Kasami në mungesë të projekteve kapitale dhe reale për qytetarët e Tetovës, ai po mundohet të përvetësojë projektet të iniciuara, projektuar dhe realizuar nga BDI.

Projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në fshatin Falisht është projektuar në vitin 2013 dhe paraqet projektin më të madh IPA të fituar atëherë nga ndonjë komunë. Në vitin 2014 Komuna e Tetovës e udhëhequr nga BDI aplikon në thirrjen IPA dhe bashkë me komunat e Manastirit dhe Strumicës arrijnë që të sigurojnë 33 milionë euro për ndërtimin e këtij impianti.

Në vitin 2019 Komuna siguroi mjete prej dy milionë eurove ku më shumë se gjysma janë mbështetje nga projektet UNOPS për të pastruar deponinë për materialet inerte në lokacionin ku parashihet të ndërtohet sistemi i kolektorëve për filtrimin ujërave të zeza”, tha këshilltari i BDI-së, Sali Elmazi.

Lexo po ashtu
Kasami paralajmëron projektin e ujërave të zeza në Tetovë

Proceduarat e prokurorimit për këtë projekt, sipas tij, për shfrytëzim të mjeteve IPA i realizon zyra në kuadër të Ministrisë së Financave.

Nga atje thonë se Bilall Kasami në këtë projekt thjesht është spektator./Telegrafi/

 

Këshilltarët e BDI-së me reagim për projektet e Komunës së Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version