Këshilli nismëtar për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm partiak, kanë drejtuar akuza në adresë të udhëheqësisë së PLD-së, për shkak të kyçjes në partinë në pushtet, sic thanë, pa u dëgjuar zëri i anëtarëve të kësaj partie.

“Në vend që partia të përgatitet për paraqitje vetanake në zgjedhjet e ardhshme lokale, udhëheqësia partiake në mënyrë të paturpshme dhe pa vendim të Kuvendit, i afrohet partisë në pushtet vetëm për interesa personale të individëve të udhëheqësisë së ngushtë, kështu që organizatat komunale janë në huti nëse PLD është opozitë apo në pushtet” – anëtari i Këshillit, Bojovski.

Por kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova ka përgënjeshtruar pohimet se dëshiron t`i bashkangjitet pushtetit, ajo ka deklaruae se do të veprojë si e pavarur në Kuvend.

“Derisa Monika Zajkova është Kryetare, do të jetë së paku edhe për 2 vite, PLD-ja do të mbetet e përkushtuar ndaj parimeve programore. Sikurse që nuk lejova që dikush të ndikojë për të mbështetur ndryshimet në Kodin Penal, të ligjit të posaçëm pa e ditur marrëveshjen për “Behtel dhe Enka”, sikur që nuk lejova ta ndryshoj qëndrimin as për Ligjin për Lojërat e Fatit, nuk do të lejoj edhe tani kërcënime dhe shantazhe as për Ligjin me të cilin ulen provizionet bankare”, tha Zajkova.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, PLD-ja e Monika Zajkovës ishte në koalicion me LSDM-në.

 

Këshilli i Kuvendit të PLD-së kërkon shkarkimin e kryetares Monika Zajkova appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version