Këshilli Gjyqësor sot do të mbajë mbledhje pune, në të cilën, siç është paralajmëruar, do të shqyrtojë aktvendimin e Gjykatës Administrative, me të cilën anulohet vendimi për shkarkimin e ish-kryetares së Këshillit Gjyësor, Vesna Dameva.

Pas vendimit, siç informon Këshilli Gjyqësor, duhet të ndërmerren veprime brenda 30 ditëve dhe nuk ka të drejtë ankese.

Vesna Dameva u shkarkua nga posti i kryetares së Këshillit Gjyqësor në prill të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi, kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit ajo ka bërë padi në Gjykatën Administrative.

Ky shkarkim dëmtoi besueshmërinë e Këshillit Gjyqësor, ndaj të cilit pati disa reagime në opinion dhe u dërgua një mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili përgatiti 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të gjyqësorit.

Këshilli Gjyqësor sot do ta shqyrtojë vendimin e Gjykatës Administrative për shkarkimin e Vesna Damevës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version