30-vjeçari F.D nga Kërçova, i cili rrahu për vdekje vajzën e tij 2-vjeçare, është dërguar në paraburgim 30-vjetor dhe ndaj tij është dorëzuar kallëzim penal për “vrasje”.
Ai ka qenë kriminel i njohur për policinë, pasi në të kaluarën ka pasur 50 kallëzime, ndërsa ka qenë edhe i dënuar me burg. Sjellja e tij problematika kulminoi më 18 dhjetor të vitit të kaluar, kur e rrahu vajzën e tij 2-vjeçare. Pas 20 ditëve ajo ndërroi jetë.
“Në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2023, DPB Kërçovë ka paraqitur rreth 50 kallëzime penale për veprat ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të rëndë’. Në vitin 2013 me vendime gjyqësore, F.D. në dy raste është dënuar me burgim prej 6 muajsh dhe një me burg prej 3 muajsh”, tha Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.
Nga ana tjetër, prokuroria nuk ka bërë të ditur as sot nëse nëna e fëmijës së vrarë do të ndiqet penalisht për ndonjë vepër penale. Gjegjësisht, ajo ka pohuar se lëndimet e vajzës së saj kanë ndodhur si pasojë e rënies së një dollapi mbi të, ndërsa në një rast tjetër ka thënë se është shtyrë nga fëmijët e tjerë duke luajtur.
Qëndra për Çështje Sociale e dinte se në këtë familje kishte probleme.
“Dhunë në familje nuk është raportuar. Mirëpo, më 21 korrik 2023, Qendra për Punë Sociale është njoftuar nga stacioni policor i Kërçovës se ka pasur një keqkuptim dhe debat në mes të F.D. dhe bashkëshortja e tij më 26.06.2022, pas së cilës janë grindur, ajo është larguar nga shtëpia dhe së bashku me fëmijët kanë shkuar në Prilep. Më pas Qendra ka bërë kontroll dhe ka konstatuar se ajo është kthyer në shtëpi me fëmijët dhe ka deklaruar se i kanë tejkaluar problemet dhe kanë vazhduar të jetojnë së bashku”, thekson Qendra për Çështje Sociale – Kërçovë.
Që atëherë, Qendra për Çështjet Sociale nuk ka marrë asnjë aplikim tjetër. Ndryshe, familja ishte shfrytëzuese e ndihmës sociale. Përveç vajzës tashmë të ndjerë, ata kanë edhe 6 fëmijë të tjerë.
Kërçovari që vrau vajzën 2-vjeçare ka qenë i njohur për policinë, ndaj tij ka pasur mbi 50 denoncime appeared first on Telegrafi.