Një kërcënim i është dërguar kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Katsarska.
Mëngjesin e sotëm, në një garazh nëntokësor të një objekti në Qendër, në garazhin e Kacarskës janë gjetur një shtrat i improvizuar dhe një thikë kuzhine.
Nga MPB konfirmojnë se është njoftuar prokurori publik, mjetet janë marrë për ekspertizë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
“Më 14.05.2024 në SPB Shkup nga D.K. është raportuar se një krevat i improvizuar dhe një thikë kuzhine e ngulur në çelësin e dritës janë gjetur në zonën e Qendrës në garazhet nëntokësore, në garazhin e saj”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/
Kërcënohet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska appeared first on Telegrafi.