Para europiane janë keqpërdorur dhe kjo është fakt, por kush do të mbajë përgjegjësi dhe nëse do të mbajë përgjegjësi nuk dihet. Manovra janë bërë me 22 grante, ka treguar hetimi i OLAF, trupi europian hetimor për hetimin e keqpërdorimeve.
Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Geer, pa koment. Thotë se nuk mund të komentojë hetime të OLAF-it, por mund të tregojë se sa para përmes ERASMUS PLUS për Maqedoninë do të ketë edhe në të ardhmen.
“Presim nga ana e Agjencisë nacionale për Erasmus+ këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të dorëzojë dhe të plotësojë të gjithë rekomandimet që i janë dhënë nga ana e OLAF-it në këtë rast. Kuptohet se ne vazhdojmë të kemi besim në punën e Agjencisë për Erasmus+ që do të thotë se mbetemi të bindur se sasia e mjeteve financiare që janë përcaktuar për Erasmus+ nuk do të ulet, përkundrazi ne jemi të lumtur që të ndajmë me ju se Erasmus+ do të mbetet në zbatim dhe do të përfitojnë të rinjtë, nxënësit, studentët dhe universitetet në vendin tuaj”.
Në përputhje me raportin e OLAF, letrën e kanë marrë më 30 nëntor të vitit 2023 në postën elektronike dhe kërkohet që të gjitha mjetet e miratuara për grante të kthehen. Bëhet fjalë për grante të ndara në vitet 2016 dhe 2018.
“Me njoftim u informuam se ka disa informacione për parregullsi në lidhje me dosje për projektet e 22 përdoruesve të programit grant, erazmus, të financuar nga Komisioni Europian. Në përputhje me këtë lajmërim kërkohet kthim i mjeteve prej 2.276.212 euro”, tha Marko Gjorgjievski, drejtor i Agjencisë Nacionale.
Gjorgjievski tha se nuk mund të zbulojë më shumë detaje për shkak se lënda është në procedurë parahetimore në Prokurorinë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit.
Për “Fokus” foli edhe Lidija Dimova. Ish drejtoresha e Agjencisë nacionale për programe arsimore dhe mobilitet, e cila në 2020 u shkarkua, mori kallëzim penal për keqpërdorim të mjeteve në vlerë prej 400.000 eurove para europiane. Dimova thotë se ish-kryeministri Zoran Zaev i ka ushtruar presion që ta tërheqë kallëzimin që e ka dorëzuar për mashtrim me 2,2 milionë euro para europiane.
“Në prill 2020, nga qeveria mora “selam” me listë të projekteve që duhej t’i “lëshoja”. Në qershor 2020, kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev, në prezencë të Nola Ismajloskës – prej meje kërkuan që ta tërheq kallëzimin penal. Në tetor u shkarkova për shkak të “sjelljes joetike” (pyesni Lupço Nikollovskin se çfarë do të thotë ajo), ndërsa në korrik 2021, Nola u emërua për koordinatore rajonale për BE, kuptohet pasi votoi për ndryshimin e emrit të shtetit”.
Dimova njëkohësisht tha se në 2019 ka dorëzuar kallëzim penal për keqpërdorimin e parave europiane, personalisht deri te prokurori i atëhershëm Lubomir Joveski dhe e ka ngrirë pagesën e të gjitha mjeteve. Në favor të Dimovës është që Brukseli kishte njohuri për këtë rast derisa te ne kanë zhdukur dokumente dhe përsëri paraqiteshin, OLAF kanë punuar, transmeton Fokus./TV21/
Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE-së, mbasadori Geer pa koment, Dimova me akuza ndaj Zoran Zaevit appeared first on Telegrafi.