Komisioni Evropian dje publikoi “Pakon e Zgjerimit” për vitin 2024, ku përfshihet edhe një Raport për progresin e vendit në rrugën europiane. Kopjet e Raportit, shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadori evropian Michalis Rokas dje pasdite ua dorëzoi presidentes Gordana Siljanovska Davkova, kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili shoqërohej nga ministri Çështjet evropiane Orhan Murtezani, ndërsa sot një kopje duhet t’ia dorëzojë kryetares së Gjykatës së Lartë, Besa Ademi.

Raporti thekson se vendi thekson vazhdimisht përkushtimin e tij politik ndaj objektivit strategjik të integrimit në BE, si dhe ambicien e tij për të vazhduar procesin e negociatave të anëtarësimit, për të cilat, sipas KE-së, duhet të zbatojë reformat thelbësore që lidhen me anëtarësimi në BE për të mbajtur marrëdhënie të mira me vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit, si dhe për të vazhduar angazhimin e tij në nismat rajonale.

“Marrëveshjet dypalëshe ekzistuese me vendet fqinje duhet të zbatohen në mirëbesim nga të gjitha palët, përfshirë Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë”, thuhet në Raport.

Në tekst theksohet se përkundër tentativave nuk është bërë asnjë progres në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Në raport thuhet gjithashtu se vendi është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë në lidhje me agresionin rus kundër Ukrainës, duke dërguar një sinjal të qartë të zgjedhjes së tij strategjike për t’u bashkuar me BE-në dhe duke u dëshmuar edhe një herë si një partner i besueshëm./Telegrafi/

KE publikoi raportin e progresit për vitin 2024, Shkupi paralajmëron përkushtimin në rrugën evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version