Në territorin e vendit ka katër zjarre aktive në malin Serta dhe në komunat Makedonski Brod, Kratovë dhe Nagoriçan i Vjetër, informoi sot pasdite Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Drejtori i QMK-së Stojançe Angellov deklaroi se përsëri janë vërejt flakë në malin Serta, në degën prapa poligonit ushtarak Krivollak në drejtim të lumit Bregallnicë, në atarin e fshatit të braktisur Creshka. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe, ku digjen bar e shkurre dhe rrezikon që zjarri të kalojë në anën tjetër të lumit.

“Për këto arsye ndaj zjarrfikësve lokal që shuajnë zjarrin dhe dhjetëra gjuetarëve nga Shoqata e gjuetisë nga Shtipi, sot si përforcim dërgojmë 25 pjesëtarë të Njësitit për dislokim të shpejtë të MPB-së, ndërsa rreth orës 15 me aktivitetin e tyre do të nisin edhe dy “Er traktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Qëllimi ynë është që sot ta vëmë nën kontroll zjarrin i cili po përfshinë bimësinë e thatë”, tha Angellovi, duke shtuar se era krijon probleme shtesë.

Drejtori i QMK-së informon se tashmë disa ditë ka zjarr në komunën e Makedonski Brodit në afërsi të lokalitetit “Jasen” i cili pjesërisht është nën kontroll dhe në shuarjen e saj janë të angazhuar punëtorët e NP “Jasen”.

“Gjatë ditës së sotme një tjetër zjarr ka rënë në territorin e Kratovës, në atarin e fshatit Tatomir. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë zjarrfikës lokal me një ekip të “Pyjeve kombëtare”. Zjarri i katërt është në territorin e komunës Nagoriçan i Vjetër, në atarin e fshatit Stepance. Zjarrfikësit lokal ndihmohen edhe nga banorët vendas”, tha Angellovi.

Katër zjarre aktive në Maqedoni, era po ndihmon në përhapjen e tyre appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version