Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka konfirmuar sot se janë duke u përgatitur dokumentet, me të cilat pranojnë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për shpalljen e epidemisë së kollës së keqe në territorin e Shkupit.

Lexo po ashtu
Situata me kollën e keqe, KSI propozon të shpallet epidemi në qytetin e Shkupit

Në ditët e fundit numri i rasteve të reja ka ardhur në rritje, vetëm natën e kaluar janë raportuar katër raste të reja, kështu që nga fillimi i vitit numri është rritur në 22.

Komisioni për Sëmundje Infektive dje ka vendosur që të rekomandojë shpalljen e epidemisë së kollës së keqe në territorin e qytetit të Shkupit. Sipas mjekut Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së, shpallja e një epidemie nuk tingëllon e tmerrshme, por në fakt duhet ta bëjë më të lehtë përballimin e rrezikut që vjen.

Petliçkovski tha se aktivitetet kryesore duhet të synojnë përfundimin e vaksinimeve të humbura.

Rekomandohet gjithashtu ndalimi i pranimit të fëmijëve të pavaksinuar për pertusis në kopshte./Telegrafi/

Katër raste të reja me kollin e keq në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version