Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sonte janë sjellë katër persona lidhur me depërtimin e djeshëm në M-NAV, kur disa persona dhe një punonjës i Navigacionit hynë në institucionin dhe sulmuan një punonjës tjetër, konfirmon Gjykata për “360 gradë”.
Të dyshuarit janë sjellë në Gjykatën Penale me gjashtë vetura.
Nga Prokuroria Publike njoftojnë se të dyshuarit ndodhen në Gjykatën Penale të Shkupit, por nuk thonë për sa persona bëhet fjalë dhe thonë se janë në pritje se çfarë propozimi do të bëjë Prokuroria dhe më pas personat do të sillen para gjyqtar për procedurë paraprake.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mbrëmë njoftoi se pas depërtimit në Navigacionin e Maqedonisë, katër persona të lidhur me ngjarjen ndodhen në stacionin policor dhe me ta janë duke u zhvilluar bisedë zyrtare.
Ndryshe, përveç këtyre katërve, policia, siç theksojnë nga MPB, është në kërkim të edhe katër personave të tjerë të lidhur me ngjarjen.
Për momentin nuk dihet zyrtarisht numri i saktë i personave që kanë hyrë në M-NAV, por sipas asaj që dihet deri më tani nga njoftimet e MPB-së, ndoshta bëhet fjalë për tetë persona./Telegrafi/
Katër personat e lidhur me sulmin në M-NAV janë sjellë sonte në Gjykatën Penale në Shkup appeared first on Telegrafi.