
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë vonë në një objekt në Kisella Vodë të Shkupit, nga i cili kanë mbetur të lënduar katër persona, dy banorë, një polic dhe një zjarrfikës që kanë ndërhyrë në vendngjarje.
Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, një nga banesat është djegur plotësisht, ndërsa nga zjarri janë përfshirë edhe disa banesa të tjera.
Banorët e objektit, siç ka treguar ai, janë evakuuar nga aty dhe janë transferuar në zyrën e tij në ndërtesën e komunës.
Katër persona të lënduar nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Shkup appeared first on Telegrafi.