Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski sot ka vizituar rajonin e Tetovës. Tripunovski së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami kanë inspektuar gjendjen në terren pas reshjeve të mëdha të shiut që kaploi rajonin e pollogut.

Ministri tha se kulturat bujqësore në këtë rajon kanë pësuar dëmtime serioze nga reshjet e mëdha të shiut.

“Administrata e komunës ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet për të përcaktuar dëmet të cilët janë në fazën e paraqitjes së dëmeve, pas së cilës do të bëhet një elaborat”, tha Tripunovski.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se nesër do të thirret këshilli komuna në të cilën do të shpallet gjendjen krize dhe në bazë të saj do formohet një komision i cili do të dal në terren dhe do të vlerësojë dëmin që është bërë.

“Ministri i Bujqësisë është në terren, unë kam pasur një komunikim të drejtpërdrejt edhe me Kryeministrin dhe se në këtë rast qytetarët do të dëmshpërblehen dhe do të gjejmë mekanizëm afatgjate për të mbrojtje të këtyre pronave”, tha Kasami./Telegrafi/

 

Kasami-Tripunovski: Qytetarët të cilët kanë pasur dëme nga reshjet e shiut do të dëmshpërblehen appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version