
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njofton se me vendim të qeverisë pronat e Monopolit, Teteksit dhe Shikellakut janë shitur me çmim simbolik, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Tregimi i Monopolit është pak tregim i dhimbshëm. Rast si i Monopolit ka pasur disa hapësira publike në Tetovë, siç është rasti me Teteksin, Shikellakut, Interpromedit. Këto hapësira publike me vendim të qeverisë për privatizim janë shitur me çmim simbolik, nga çmimi real i tregut”, tha Kasami.
Kasami tha se ky ka qenë një proces i përcaktuar shumë më herët, për të cilën komuna e Tetovës nuk ka pasur mundësi të ndërhy.
“Rasti i Monopolit ka qenë proces i paracaktuar shumë më herët dhe nuk kemi pasur mundësi veprimit”, tha Kasami.
Kasami tha se privatizimi i Monopolit është bërë në vitin 2014./Telegrafi/
Kasami: Shitja e ‘Monopollit’ me çmim qesharak appeared first on Telegrafi.