Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, thuhet në njoftim.

Nga atje thonë se Kasami ambasadorin e njoftoi për situatën aktuale politike në vendin tonë, për qeverinë e re, me theks të veçantë rolin e rëndësishëm të koalicionit VLEN në Qeveri.

“Në fokus të bashkëbisedimit ishte gjithashtu procesi euro-integrues i vendit, për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren në drejtim të avancimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Gjithashtu Bashkëbiseduan rreth ndryshimeve kushtetuese, shfuqizimin e balancuesit dhe ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që do të propozohet nga koalicioni VLEN, me të cilin do të eleminohen keqpërdorimet në punësimet e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në institucionet shtetërore.

Rruga euroatlantike mbetet prioritet i veçantë për Lëvizjen Besa dhe koalicionin VLEN, prandaj u dakorduam që bashkëpunimi me institucionet relevante ndërkombëtare të thellohet më shumë, me qëllim avancimin e agjendës eurointegruese”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Kasami, Rokas-it: Rruga euroatlantike mbetet prioritet i veçantë për VLEN-in appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version