Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se “Rruga e butiqeve” do të shndërrohet në rrugë me identitet artizanal. Ai në rrjetet sociale ka publikuar fotografi se si pritet të duket kjo rrugë.
“Nga një rrugë me begatona të thyera, ku pluhuri dhe gropat me ujë i kanë ngjarë një rruge të shkatërruar dhe jo rrugës së butiqëve, tani e tutje këtë rrugë do e transformojmë në rrugë me identitet artizanal. Rruga e butiqeve do të rikonstruohet dhe ridejzinohet për nevojat e zejtarëve dhe për të ringjallur këtë rrugë të rëndësishme të qytetit”.
“Kalldërma, ndriçim publik, gjelbërim, ulëse dhe shporta për mbeturina. Gjithashtu, kjo pjesë e rrugës për një periudhë kohore do të jetë shëtitore ku qytetarët do të mund të levizin lirshëm pasi do ndalohet qarkullimi me vetura!”, shkruan mes tjerash Kasami.
Kasami publikon projektin për “Rrugën e butiqeve”: Do të shndërrohet në rrugë me identitet artizanal appeared first on Telegrafi.