
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot së bashku me kryeshefin e SPB Tetovë Riad Alili dhe drejtorin e ndërmarrjes komunale për parkingje, ka inspektuar komunikacionin në terren, pas kontrolleve të shtuara policore.
Kasami tha se komunikacioni është përmirësuar, por nuk është në nivelin që duhet të jetë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kemi përcjellë zbatimin e vendimit që u mor në takim me ministrin e Punëve të Brendshme që të ketë kontrolle të shtuara në komunikacion. Është çështje delikate për Tetovën, pasi ndërvite është neglizhuar. Ka përmirësime por nuk është ajo që duam, do të dalim sërish të shohim sidomos bulevardin Iliria, që paraqitet problemi më i theksuar”, tha mes tjerash Kasami.
Ai u pyet edhe për çështjen e parkingjeve të reja, ndërsa tha se për momentin është duke u bërë studimi i mobilitetit, pas të cilit do të del me detaje për opinionin dhe do të dihet se ku është nevoja më e madhe për parkingje të reja në qytet./Telegrafi/
Kasami për komunikacionin në Tetovë: Është përmirësuar, por nuk është në nivelin e duhur appeared first on Telegrafi.