Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se është përpiluar projekti për ndërtimin e sistemin e ujërave të zeza për qytetin dhe fshatrat Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Me anë të projektit në kuadër të programit IPA 2 përfshinë ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza, që nënkupton rrjetin primar dhe sekondar për qytetin dhe si dhe për rrjetin primar dhe sekondar për kyçjen e qytetarëve për fshatrat Xhepçisht, Proroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht”, tha Kasami.

Kasami falënderoi qytetarët për bashkëpunim, sipas të cilës u mundësua të përfundojë dokumentacioni dhe në kohë të miratohet projekti.

Projekti në fjalë, theksoi Kasami, është iniciuar që nga viti 2014 dhe se përfshinë edhe ndërtimin e një kolektori në fshatin Falisht./Telegrafi/

 

Kasami paralajmëron projektin e ujërave të zeza në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version