Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në qendrën e qytetit së bashku me qytetarët kanë shënuar ditën kundër autizmit.
Kasami tha se jemi këtu në sheshin e Tetovës në për të shënuar ditën botërore të autizmit dhe për të treguar se të gjithë jemi të barabartë.
“Në ditën e autizmit dua të tregojmë se çdo anëtarë i familjes është i rëndësishëm.
U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve që të kontribuojnë në integrimin e fëmijëve me autizëm që kur të rriten të kontribuojnë në shoqëri”, tha Kasami.
Kasami tha se në shkollat tona nevojitet më shumë staf profesional për të trajtuar këtë çështje, prandaj kërkojmë nga Ministria e Arsimit kërkojmë që jep pëlqim për angazhim të kuadrit profesional të cilën e kemi dorëzuar para dy viteve.
Kasami thotë se si komunë me mjete vetanake do të angazhohen që të angazhojnë ekip profesional nëpër shkolla ku bëjnë pjesë edhe psikolog edhe staf profesional për trajtimin e fëmijëve me autizëm./Telegrafi/
Kasami: MASH të jep pëlqim për angazhimin e stafit profesional në shkolla për trajtimin e fëmijëve me autizëm appeared first on Telegrafi.