Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka folur në lidhje me zhvillimet në VLEN, si dhe të ardhmen e Qeverisë, pas vendimit të ASH-së së Arben Taravarit, që të largohet nga koalicioni VLEN. Kasami tha se pavarësisht numrit të deputetëve, VLEN e ka të drejtën e përfaqësimit të shqiptarëve, duke iu referuar votave në zgjedhjet e fundit kuvendare.

Ai theksoi se ditët në vijim do të merret vendim brenda koalicionit qeveritar, duke shtuar se pret të rritet numri i deputetëve që do të jenë pjesë e shumicës qeverisëse, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Legjitimitetin e kemi marrë me 107 mijë vota në zgjedhjet e fundit si koalicion i partive shqiptare. Vlerësojmë se të drejtën e përfaqësimit të shqiptarëve e ka VLEN. Çdo subjekt që largohet nga VLEN nuk e ka përkrahjen e votave, pavarësisht numrit të votave VLEN do të vazhdojë të ketë legjitimitetin. Por, pres që ditët në vijim kur të marrim vendimin formal për hapat e mëtutjeshëm të Qeverisë, numri i deputetëve të rritet e jo të zvogëlohet”, tha Kasami.

“Është e panatyrshme që një subjekt politik që është në qeveri, dhe bashkëpunon me opozitën. Ne si VLEN sollëm vendimin që është i njohur në opinion, tani në koordinim me partnerët tjetër të Qeverisë do të do të sjellim vendimin e fatit të Qeverisë dhe koalicionit qeveritar. Secili që bashkëpunon me BDI-në dhe Ali Ahmetin të cilin e kemi akuzuar dhe vazhdojmë ta akuzojmë për korrupsion dhe krim për 20 vite, nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë. Por sërish them, është vendim formal që duhet ta sjellim si partnerë të koalicionit qeveritar”, tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/

Kasami: Çdokush që bashkëpunon me Ali Ahmetin nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë, pres të rritet numri i deputetëve të shumicës qeverisëse appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version