Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot në një konferencë për shtyp i është kundërpërgjigjur Bujar Osmani në lidhje me destabilizimin e vendit, ku tha se është koha që të jepet llogaridhënie për të gjitha keqpërdorimet që kanë bërë funksionarët e BDI-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Është plani për llogaridhënie të Bujar Osmanit dhe bashkë partiakëve të tij, për të gjithë keqpërdorimet që i kanë bërë. E dimë se për disa nga këto keqpërdorime veç se ka më padi dhe procedurë para organeve të hetuesisë. Ky është halli i Bujar Osmanit dhe jo diskriminimi i shqiptarëve apo ndonjë plan fiktiv që kanë në kokat e tyre”, tha Kasami.

Në lidhje me tensionet etnike në vend, Kasami i kujtojë Osmani tendën e vendosur para Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk dua Bujar Osmanin ta përkujtojë me momentin e tendës, e dimë ne kur nisën një projekt të tillë, për të krijuar tensione në Maqedoninë e Veriut, për të bërë probleme.

Bujar Osmani mos të ballafaqohet sërish me një situatë të ngjashme, ku do të tentojnë destabilizim të Maqedonisë së Veriut dhe pastaj të dal ndonjë padi e radhës edhe për ndonjë funksionarë tjetër”, tha Kasami.

Kasami tha se VLEN është në qeveri për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë./Telegrafi/

Kasami: Bujar Osmani duhet të jep llogaridhënie për keqpërdorimet që ka bërë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version