Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot para mediave ka kritikuar veprimet e Frontin Europian të cilët dje u larguan nga salla para se të votohej për kryetarin e Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kasammi tha se veprimi i tyre ishte i turpshëm dhe kërkoi që Fronti Europian të luajë një rol konstruktiv në opozitë.
“Për mua ka qenë e papritur. Fatkeqësisht opozita e ardhshme që në fillim tregoi qasjen e saj në zhvillimet të cilat do të ndodhin në Maqedoninë e Veriut. Është një turp të cilët ata nuk duhej ta bëjnë”, tha Kasami.
Në lidhje me përfaqësimin legjitim të shqiptarëve në Qeveri, Kasami tha se, Ali Ahmeti po të ishte kujdesur për interesat e shqiptarëve do të gjente ndonjë zgjidhje ligjore, jo më larg si në Kosovë ku serbët me kushtetutë e kanë të mbrojtur përfaqësimin e tyre në qeveri.
“Ali Ahmeti pati dhjetë vite me Nikolla Gruevskin dhe tetë vite me Zaevin që këtë çështje ta institucionalizojë, mirëpo nuk e ka bërë”, tha Kasami.
Kasami tha se janë të bindur se koalicioni VLEN është përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve.
Kasami poashtu njoftoi se bisedimet me OBRM-PDUKM-në për formimin e qeverisë së ardhshme janë në fazën përfundimtare./Telegrafi/
Kasami: Ali Ahmeti nuk e institucionalizojë përfaqësimin e shqiptarëve në Qeveri appeared first on Telegrafi.