Gjenerata e re e pajisjeve IQOS ILUMA me teknologjinë revolucionare të ngrohjes me induksion, pa teh dhe pa nevojë për pastrim mund të gjenden në lokacionin e ri të karvanit IQOS, i vendosur në rrethrotullim, pranë Plazhit të Grave, me orar pune nga e hëna në të shtunë, nga ora 10 deri në 22.

Në këtë lokacion të përkohshëm, të gjithë duhanpirësit e rritur do të kenë mundësinë të njihen me pajisjet IQOS dhe të mësojnë më shumë për to dhe për teknologjinë e avancuar të ngrohjes me induksion, të blejnë aksesorë, të ndërrojnë pajisjet e vjetra me të reja, të marrin mbështetje për klientët dhe të tjera.

Familja IQOS ILUMA përfshin tre modele pajisjesh, të cilat bazohen në të njëjtën teknologji të ngrohjes me induksion. Të tre modelet ngrohin, por nuk djegin duhanin, duke ulur nivelin dhe sasinë e substancave të dëmshme mesatarisht deri në 95 përqind në krahasim me tymin e cigares. IQOS nuk është pa rrezik, krijon nikotinë që shkakton varësi, por është një zgjedhje më e mirë për duhanpirësit e rritur, të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinë duhan.

Përveç në Strugë, kjo pajisje është e disponueshme edhe te partnerët e shitjes në disa qytete të tjera në vend. Në kryeqytetin Shkup ka dy dyqane IQOS në qendrat tregtare East Gate Mall dhe Diamond Mall dhe zona IQOS aktualisht të vendosura në qendrat tregtare Skopje City Mall dhe Capitol Mall, Vero Taftalidze dhe Palma Mall në Tetovë. Përveç kësaj, ky produkt mund të blihet edhe online përmes faqes së internetit IQOS.

 

Karvani IQOS me lokacion të ri në Strugë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version