Dje në fshatin Tabanoc të Kumanovës, në udhëkryqin për fshatin Llojanë të Likovës, nëpunës policorë nga Njësia për krime ndërkufitare, migracion të huaj dhe pranim Kumanovë në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri kanë ndaluar personat B. R. (41) nga fshati Mateç, Likovë dhe personin L.L.

Siç njofton MPB, gjatë kontrollit në veturën “Mercedes” me targa të Kumanovës drejtuar nga B.R., dhe shoqëruesi L.L., janë gjetur dy emigrantë nga Nepali.

Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të iniciohet kallëzimi përkatës.

Kapen emigrantë nga Nepali, ndalohen dy persona nga Kumanova appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version