Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale zyrtarisht fillon më 4 prill, por kandidatët, sidomos ato që konsiderohen favorit, kanë filluar takimet me bazat partiake dhe bëjnë aktivitete tjera. Ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) paralajmëron se shumë qytetarë mund të mos votojnë për shkak të dokumenteve të pavlefshme.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, tha se do të kërkojnë që të vendoset rregullore e përkohshme në Kodin Zgjedhor, e cila do të mundësojë që edhe votuesit që kanë dokumente me emrin e vjetër të shtetit, por me afat, të mund të votojnë.

Për personat që mbushin 18 vjeç, Dashtevski tha se do të mund të regjistrohen për t’u përfshirë në Listën zgjedhore.

Ndryshe, dje në Kuvend, Abdush Demiri, anëtari i ri i KSHZ-së, i cili kompleton përbërjen shtatë anëtarëshe të Komisionit, ka bërë deklaratë solemne. Anëtari i ri i KSHZ-së ishte propozim i koalicionit opozitar shqiptar.

Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme vazhdon deri të premten. Në listën e kandidatëve që mblodhën 10.000 nënshkrimet e nevojshme, në ditët e kaluara ishin edhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski dhe kandidatja e OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska.

Kandidati dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski deri dje kishte mbledhur 21.852 vota, ndërsa Gordana Siljanovska – Davkova 28.029 vota.

Më herët numrin e duhur të votave e kanë mbledhur kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani, Arben Taravari nga blloku opozitar “VLEN”, Maksim Dimitrievski lideri i ZNAM, Biljana Vankovska-Cvetkovska kandidate e “Të majtës” dhe kryetari i GROM-it Stevçe Jakimovski./Telegrafi/

Kandidatët për president me fushatë joformale, KSHZ kërkon zgjidhje për votuesit me dokumente të vjetra appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version