SPB Strumicë deri te Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka parashtruar kallëzim penal ndaj një kryetari të komune për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale ndarje të parave nga buxheti gjatë zgjedhjeve.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka dhuruar ndihmë financiare ndaj 38 personave fizik në vlerë prej 195.000 denarë sipas masave dhe aktiviteteve të komunës në fushën e mbrojtjes sociale.

Nga Prokuroria thonë se pagesat janë bërë gjatë vitit 2019, në kohën kur ka pasur zgjedhje presidenciale që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me Ligjin për parandalimin e korrupsionit./Telegrafi/

Kallëzim penal për një kryetar komune në Maqedoni i cili ka ndarë para nga buxheti gjatë zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version