Sektori për Punë të Brendshme Strumicë parashtroi kallëzim penal deri te Prokuroria Publike kundër B.C nga Strumica për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, për periudhën kur ka qenë drejtor në burgun e Strumicës në vitin 2021, 2022 dhe 2023.

Sipas policisë, drejtori ka kërcënuar policët e burgut dhe i ka urdhër që ilegalisht t’i lirojnë nga burgu të dënuarit L.K, Gj.V dhe G.T.

Tre të dyshuarit të cilët nuk kanë qenë në burgun e Strumicës, në librin e evidencës, me urdhër të drejtorit, kanë figuruar se po vuajnë dënimin në burg.

Në librin për hyrje dhe dalje nga burgu, të dënuarit gjithmonë janë regjistruar, por me urdhër nga drejtori, ata janë fshirë me korrektor./Telegrafi/

Kallëzim penal për një ish-drejtori të burgut të Strumicës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version