MPB njofton se kanë ngritur kallëzim penal ndaj tre personave, shtetas të Çekisë, për shkak të dyshimit se kanë kryer gërmime pa leje.
“SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër J.M.(25), M.H.(47) dhe F.K.(52), të gjithë nga Republika e Çekisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „përvetësimi i të mirave nën mbrojtjen e përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore“.
Më 03.04.2025 në vendin e quajtur „Brest“, rrethi i Mariovës, të denoncuarit janë gjetur duke bërë gërmimin e të mirave nën mbrojtjen e përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë ku kanë qëndruar ishin gjetur dhe sekuestruar sende të cilat përdoren për gërmimin e të mirave kulturore nën mbrojtjen e përkohshme, si dhe monedha, vath floriri dhe unazë nga gërmimi i bërë në zonën në të cilën janë gjetur personat”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Kallëzim penal ndaj tre shtetasve Çek, kanë bërë gërmime pa leje në një zonë të mbrojtur në Maqedoni appeared first on Telegrafi.