MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave për shkak dyshimit se kanë penguar policinë në kryerjen e detyrave zyrtare.
“SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër А.М.(36) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“ dhe kundër XH.SH.(57) dhe S.М.(31), të gjithë nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.
Më 20.03.2025 në Kumanovë, i raportuari i parë ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët kanë kryer detyra zyrtare, ndërsa ka tentuar të përdorë edhe send të mprehtë. I raportuari i dytë dhe e raportuara e tretë i kanë penguar nëpunësit policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Kallëzim penal ndaj tre personave nga Kumanova, kanë sulmuar policinë appeared first on Telegrafi.