
MPB njofton se është dorëzuar kallëzim penal ndaj një të punësuari në DAP në Tetovë për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtarë”.
“SPB Tetovë të Tetovës ka paraqitur kallëzim penal kundër G.O.(50) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Me datën 21.01.2025, i pandehuri – punëtor në Drejtorinë Rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike – Tetovë, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij, ka njoftuar menaxherin e një kazinoje në Tetovë dhe ka dhënë informata zyrtare për kontrollet e planifikuara në kazino”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Kallëzim penal ndaj punonjësit në DAP, ka informuar menaxherin e kazinosë kur ka pasur inspektim appeared first on Telegrafi.