Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale pranë MPB-së, në Prokurorinë Themelore Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër Z.N., punonjës policie në SPB Manastir, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “konfiskimi ose asgjësimi i vulës apo dokumentit zyrtar”.

“Më datë 20.02.2024, në garazhin e DPB Krushevë, ku mbaheshin materialet zyrtare në kuti kartoni, ka marrë një pjesë të kutive me materiale zyrtare, ndër të cilat edhe dokumente me shkallë të caktuar klasifikimi, dhe i ka hedhur në rimorkio të NP “Komuna”, e cila në atë moment po kryente grumbullimin e rregullt të mbeturinave, me çka ka shkatërruar libra apo regjistra të organit shtetëror DPB Krushevë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

“Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale ka dorëzuar propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe ka shqiptuar masën e detyrueshme largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Kallëzim penal ndaj një polici nga Krusheva, ka hedhur në mbeturina dokumente të klasifikuara appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version