MPB njofton se në SPB Shkup është paraqitur kallëzim penal kundër një të mitur 14-vjeçar për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, të dënueshme nga neni 288 i Kodit Penal.

Konkretisht, i raportuari së bashku me dy fëmijë të tjerë të cilët nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç dhe nuk janë subjekt i përgjegjësisë penale, më datë 03.09.2024 rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Rasadnik, në territorin e komunës së Kisella Vodës në Shkup, hodhën mjete piroteknike që paraprakisht e kishin ndezur me çakmak, pas së cilës bari i thatë u ndez dhe shpërtheu një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth tre hektarësh.

Me reagimin e shpejtë të policëve nga SPB Shkup, në koordinim me shërbimet tjera, zjarri është lokalizuar dhe janë parandaluar dëme të mëdha./Telegrafi/

Kallëzim penal ndaj një 14-vjeçari nga Shkupi, ka shkaktuar zjarr në mënyrë të qëllimshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version