Dy huadhënës nga fshati Padalishtë i Gostivarit kanë marrë kallëzim penal, njofton MPB.
“Zyra e jashtme për punë penale, Gostivar, ka parashtruar kallëzim penal kundër D.M.(69) dhe F.M.(52), të dy nga fshati Padalisht i Gostivarit, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “fajde”, thonë nga policia.
Në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2024, të pandehurit në disa raste u kanë dhënë para dy personave, për të cilat më vonë kanë kërkuar kamatë joproporcionale dhe i kanë kërcënuar nëse nuk u jepet shuma e kërkuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së. .
Kallëzim penal ndaj dy personave nga Gostivari, dyshohen për fajde appeared first on Telegrafi.