Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj 40-vjeçarit V.M. nga fshati Koroshishtë i Strugës për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit”, gjegjësisht marrjen e vërtetimit të falsifikuar të gjuhës angleze.
“I akuzuari, drejtor i shkollës fillore në fshatin Strugë, Podgorcë, ka marrë një certifikatë false të njohjes së gjuhës angleze nga një filial i vendosur në shtetin fqinj dhe e ka përdorur si bashkëngjitje të dokumenteve për zgjedhjen e drejtorit.
Pas kontrolleve të kryera, është marrë një përgjigje se personi nuk është i regjistruar në bazën e të dhënave të filales”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës fillore në Strugë, ka marrë certifikatë false të gjuhës angleze appeared first on Telegrafi.