Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka parashtruar kallëzim penal kundër P.B, punonjës policie në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminale Prilep.
Siç thonë nga MPB, ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”.
“Me datë 13.11.2020, nga Njësiti i policisë Ropotovë në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminale Prilep, është dorëzuar material zyrtar në lidhje me një automjet të konfiskuar mallrash, pas së cilës i raportuari e ka pranuar, por nuk ia ka besuar zyrtarit tjetër policor, edhe pse me një urdhër verbal nga kreu i ZJÇK Prilepit ishte i ngarkuar për marrjen e postës dhe shpërndarjen e saj tek policët. Në atë mënyrë, P.B. ka bërë të mundur që personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të mos u bëhet kallëzim përkatës penal dhe ka dëmtuar reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thonë nga MPB.
Kallëzim penal kundër një zyrtari policor nga Prilepi appeared first on Telegrafi.