MPB njofton se është ngritur kallëzim penal kundër katër personave për shkak se kanë kryer veprën penale “ndërtime pa leje”

“SPB-Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër L.K. (62) dhe S.K. (72), të dy nga Ohri, kundër T.L. (79) nga fshati Ramne i Ohrit dhe N.P.(52) nga fshati Draslajcë i Strugës për shkak të se ka kryer veprën penale “ndërtim pa leje”.

Ata ndërtuan ilegalisht një kompleks hotelierik, objekte biznesi dhe një pishinë të hapur në pronat kadastrale që ndodhen në fshatin Ramne të Ohrit, pa leje ndërtimi dhe dokumentacion tjetër përkatës dhe në kundërshtim me Ligjin e Ndërtimit”, thuhet në njoftimin e NPB-së./Telegrafi/

Kallëzim penal kundër katër personave, kanë ndërtuar objekt pa leje në Ohër appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version